Sot pritet ta bëj publike listën e kandidatëve për deputetë Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate është e vetmja parti që ende nuk e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj thotë se duhet të presim edhe të paktën 24 orë për të parë listën zgjedhore të kësaj partie.

Limaj tha se kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë në KQZ por ende s’e kanë vendosur për renditje.

Gjatë ditës së sotshme pritet që Nisma të bëj publike listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit.