Sot nis ‘Sunny Hill Festival’

Festivali “Sunny Hill” sot fillon dhe hap dyert për të gjithë ata që kanë siguruar bileta për t’i shijuar disa ditë me artistët që janë zgjedhur të performojnë.

Përmes faqes zyrtare në Instagram, festivali ka njoftuar se dyert hapen në orën 12:00 dhe mbyllen në ora 22:00.

“Ju lutemi ejani herët për të shmangur pritjet në radhë të gjata”, shkruhej në postimin e tyre në Instagram.

Ndryshe, komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga për në Parkun e Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga sot deri mëngjesin e 8 gushtit.