Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar për hapjen e FESTAR-it, festivalit tradicional që mbahet në këtë qytet.

Ky festival fillon nga sot dhe zgjat deri 23 shtator.

Postimi i plotë:

Kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju kemi prezent në aktivitetet tona të FESTAR-it.

Ju ftojmë që në të gjitha ngjarjet e kësaj feste tradicionale, të përjetoni së bashku me ne, emocionet dhe përjetimet nga aktivitetet e dedikuara për Komunën e Suharekës dhe jetën kulturore të saj.

Na nderoni natyrisht me praninë tuaj, duke gëzuar së bashku me ne për begatinë e punës së qytetarëve tanë.

Ju mirëpresim!

Komuna e Suharekës

Bali Muharremaj