Qeveria në detyrë ka bërë publike agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt.
Në agjendë thuhet se sot të gjitha shkollat fillore dhe të mesme udhëzohen që në orën e parë të mësimit të diskutojnë për 17 Shkurtin.
“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
Po ashtu zë gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.







