Sot në ora 16:00 seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2

Pas konsituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit, pas pak orësh pritet të votohet edhe Qeveria Kurti 2.

Merret vesh se seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2 do të thirret në ora 16:00.

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shumë shpejt do t’ia dërgojë ftesën të parit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për formimin e Qeverisë së re.

“Për gjithçka tjetër do të ju njoftoj me kohë sepse janë disa procedura teknike, nuk e përjashtojmë që pas disa orëve kjo do të ndodhë”, u shpreh Konjufca.

Paraprakisht, pritet mbledhja e Kryesisë së re e Kuvendit të Kosovës.