Sot mot përvëlues, nga nesër rënie drastike e temperaturave

Në fundjavë nxehtë me intervale më të gjata me diell. Javën e ardhshme rënie e lehtë e temperaturave me mundësi për shtrëngata me shi

Nga dita e diel, fusha jostabile me masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku, gradualisht do të depërtojnë mbi vendin tonë, që do të sjellin mot të paqëndrueshëm, me zhvillime edhe të shtrëngatave me shi, kryesisht orëve të pasdites.

Dhe derisa Europa perëndimore dhe qëndrore do të përballet me temperatura të larta gjatë javës së ardhshme, mbi vendin tonë temperaturat do të zbresin përreth vlerave normale për këtë periudhë kohore.