Sot mot me diell dhe vranët, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja  e lehtë deri mesatare.