Nën kushte stabile anticiklonike, për ditën e martë në vend parashihet mot i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 3C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 12C e 14C.

Stabil parashihet moti edhe ditëve vijuese, kryesisht me diell e kthjellime, ndërsa orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo mjegullinë.

Nga dita e premtë kalojnë vransira, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Maksimalet lartë mbi vlera mesatare, deri në 9C e 12C, njofton Prishtina Weather.

Orëve të mëngjesit shfaqen kushte edhe për mjegull apo mjegullinë viseve të ulëta, që aty këtu mund të mbetet edhe gjatë ditës.

VIDEO BONUS: Brezovica në përfundim të një dite me diell