Sot më pak raste të reja me COVID-19 se dje

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asjnë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 48 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 2 mijë e 288 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 5 persona nga COVID-19.

Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 108 mijë e 513.

2 mijë e 266 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19.