Sot me famë botërore, Gashi tregon si e ndanë nga e dashura prindërit e saj se s’kishte para

Gashi është një prej reperëve më të njohur në arenën muzikore shqipare. Fama e tij nuk është ndalur vetëm brenda kufijve të territoreve shqipfolëse, por edhe më gjerë, ndërkombëtarisht.

Së fundmi ai ka publikuar albumin e tij të parë pjesë e të cilit janë këngët “Safety”, “Mr.Ferrari” etj. Njëra ndër këngët e albumit, pasqyron një histori të trshtë dashurie që ka përjetuar Gashi.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë ai. Bëhet fjalë për këngën “Mr.Ferrari” dhe përmes një postimi të bërë në Instagram, reperi ka rrëfyer historinë që fshihet pas saj.

Bëhet fjalë për një histori dashurie të dhimbshme, si ato nëpër filma, ku prindërit e vajzës ndërhyjnë për të prishur lumturinë e të rinjve, për shkak të diferencave sociale dhe ekonomike. Pra, në atë kohë që dy të rinjtë ishin të dashuruar, reperi nuk ishte ende i famshëm dhe i pasur.

Vajza u martua me dikë tjetër, ndërsa Gashi u paraqit me një makinë luksoze në damën e saj.

Ai sqaron në një postim të bërë në Instagram, të cilin e fshiu me shpejtësi:

Kjo këngë u bë kur rashë në dashuri më njeriun e gabuar…prindërit e saj nuk na lejonin bashkë sepse nuk kisha para mjaftueshëm në xhepa…Shkova në dasmën e saj, me një Ferrari që kisha marrë me qera me paratë e kontratës dhe u ndjeva aq mirë kur pashë ata të më shihnin teksa largohesha më makinë”.

loading…