Sot mbyllet rruga “Muharrem Fejza”, kjo është arsyeja

Në orët e para të mëngjesit, segmenti i rrugës “Muharrem Fejza” duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse prej rreth rrotullimit të rrugës “B” në drejtim të lagjes Mati e deri te rruga “Ibrahim Oruçi” është mbyllur për qarkullim.

Kjo për shkak të punimeve që do të ndodhin në këtë rrugë dhe do të bëhet përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës qarkullimi do të mbyllet edhe nesër, nga ora 08:00.

Theksojmë se, qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë me datën 20 dhe 21 maj.

“Komuna e Prishtinës kërkon nga banorët e lagjes që automjetet mos t’i parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve dhe automjetet mund të dëmtohen gjatë spërkatjes me emulsion”, thuhet në njoftimin e Komunës.