Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot, kështu kanë paralajmëruar nga Zyra e Kryeministrit, të cilët kanë njoftuar se kabineti qeveritar do të mblidhet sot në orën 13:00.
Në këtë mbledhje pritet që të zyrtarizohet manuali për organizimin e dasmave në kohë pandemie, mirëpo, ende nuk dihet saktë se cila është arsyeja e mbledhjes apo se cili do të jetë rendi i ditës.
Ndërkohë, sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.
Takimi i Kurtit dhe ministrit italian do të jetë në orën 16:20.







