Sot mblidhet komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes

Sot pritet të mblidhet komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes.

Njëra ndër pikat që pritet të shqyrtohet është edhe raporti me rekomandime për projektligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.

Mbledhja do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, duke nisur në orën 12:00.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e Komisionit të mbajtura me datë 30.11.2022 dhe 13.12.2022;

Shqyrtimi i Raport me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 75 për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar;

Shqyrtimi i Planit të Performancës i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2023;

Të ndryshme.