Ministri i Financave

Sot mbahet ceremonia për ndarjen e granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit

Sot do të mbahet ceremonia për ndarjen e granteve për përfituesit nga Programi i Vetëpunësimit zbatuar nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me GIZ.

Gjatë ceremonisë, përfituesve të granteve do të ju drejtohen me një fjalë rasti Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, David Oberhuber, Drejtor i GIZ Kosova dhe Jehona Rexha, Drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës.

Takimi do të mbahet sot, në ora 13:00, në objektin e Qeverisë, Salla P-38.