Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Izrael, Netanyhu kërkon mandatin e pestë

Izraelitët kanë filluar të votojnë në zgjedhjet e dyta për këtë vit, pas një fushate të mbizotëruar nga kryeministri Benjamin Netanyahu dhe premtimet e tij për zbatimin e një agjende ultranacionaliste të së djathtës ekstreme në këmbim të mandatit të pestë me radhë.

I përballur me rrezikun e akuzave për korrupsion dhe duke shpresuar ta vazhdojë qëndrimin në krye të qeverisë, Netanyahu premtoi se do t’i shpallë si pjesë të Izraelit rreth një të treten e territoreve të pushtuara palestineze, nëse ai i fiton këto zgjedhje.

Në fushatën e tij, pakica e madhe arabe u paraqit si rrezik për vendin dhe u paralajmëruar se votat mund të keqpërdoren në zonat e banuara nga palestinezët. U raportua gjithashtu se Netanyahu javën e kaluar e shqyrtoi nisjen e një operacioni të madh ushtarak në Rripin e Gazës.

“Qytetarë të Izraelit, po e gjejmë veten në një pikë të lartë të ndryshimit historik në historinë e popullit çifut dhe shtetit të Izraelit”, shkroi kryeministri 69-vjeçar të hënën në gazetën “Maariv”.

Ai tha se i ka kaluar tri dekadat e fundit të jetës së tij duke luftuar për ta mbajtur praninë e ushtrisë izraelite në territoret palestineze pavarësisht presioneve të ish-presidentëve amerikanë, Bill Clinton dhe Barack Obama.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote rreth 6.3 milionë njerëz. Qendrat e votimit janë hapur në orën 10 sipas kohës lokale. Izraeli po mban zgjedhje të përgjithshme vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të kaluara për shkak se një ish-aleat i Netanyahut kishte refuzuar të futet në koalicion qeveritar me partitë ultra-ortodokse në muajin maj, shkruan “The Guardian”.

loading…