Derbi

Sot luhen katër ndeshje të Kupës së Kosovës, spikat derbi mes Lirisë dhe Prishtinës

Dita e shtunë është një ditë për t’u mos humbur nga tifozët e futbollit në Kosovë.

Sot, me fillim nga ora 12:30, luhen katër ndeshje të Kupës së Kosovës.

Ndeshjet e Kupës së Kosovës luhen me një ndeshje, me fituesin që vazhdon të mbetet në garë dhe me skuadrën humbëse që eliminohet.

Sigurisht që kryendeshja e ditës së sotme është ajo mes Lirisë dhe Prishtinës që zhvillohet në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Ndeshjet e Kupës së Kosovës që luhen sot:

Besa e Pejës – Vëllaznimi

Drita – Minatori

Fushë Kosova – Ferizaji

Liria – Prishtina.