Ministria e Shëndetësisë

Sot lëshohet në funksion rezonanca magnetike në Spitalin e Prizrenit

Sot në Spitalin Regjional të Prizrenit do të bëhet përurimi dhe lëshimi në funksion i Rezonancës Magnetike (MRI), e vendosur në hapësirat e Shërbimeve radiologjike.

Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.