Sot lansohet fushata `10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore`

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore në Pikën kufitare të Merdares.