Sot Kuvend i Kosovës vazhdon seancën e nisur dje

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën e nisur dje, ku ishin nëntë pika të rendit të ditës.

Sot deputetët kanë në redn të ditës, shqyrtimin e Projektligjit për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, pastaj shqyrtimin e Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave si dhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.

Dje në seancë pato shumë debat pasi mes pikave të rendit të ditës ishte edhe ajo për ngritjen e çmimeve.

Deputetët nga pozita dhe qeveria në njërën anë dhe ata të opozitës në anën tjetër, patën përplasje të forta në lidhje me gjendjen ekonomike në vend.

Të parët se situata ekonomike është në përmirësim e të dytët se ajo është përkeqësuar.

Temë tjetër ishte dhe çështja e liberalizimit të vizave ku palët kishin mospajtime.