Kuvend

Sot konstituohen disa komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës do të konstitutohen disa komisione parlamentare.

Në ora 10:00 do të konstituohet Komisioni për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, ndërsa po në këtë orë do të konstitutohet edhe Komisioni Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Në ora 11:00 do të konstituohet Komisioni për Integrime Evropiane si dhe Komisioni për Shëndetësi.

Ndërkaq, në ora 13:00 konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.