Moti

Sot kohë pas kohe me shi, në viset malore edhe borë

Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në zonat malore reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14 gradë, njofton MeteoKosova.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h!.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson