Sot ka zgjedhje në Tërnoc të Bujanocit

Për të katërtën herë po mbahen zgjidhjet në Tërnoc të Bujanocit.

Parregullsitë në këtë qendër të votimit, kanë bërë që kandidati për deputet të Kuvendit të Serbisë,  Shaip Kamberi, të mos mund të fitojë këtë mandant.

Herën e fundit, vetëm për 13 vota, Kamberi mbeti jashtë parlamentit.

Përndryshe, zgjedhjet e fundit në Serbi, ka kohë që kanë përfunduar e janë krijuar edhe institucionet e reja.

Parlamenti i Serbisë këtë herë, deri më tani është pa asnjë deputet shqiptar.