New York

Sot jepet sinjali final nga ShBA-ja për Kosovën dhe Serbinë, takimi Pompeo-Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin e shtetit amerikan, Mike Pompeo.

Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit do ta presë Vuçin në drekë në orën 12.30 me kohën lokale.

Takimi mes Vuçiqit dhe Pompeos padyshim se ka vetëm një pikë kryesore, “Kosovën”.

Gazeta beogradase “Blic.rs” shkruan se Vuçiç do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë, por do të këmbëngulë, para së gjithash, në bisedën me Pompeo që SHBA të ushtrojë presion ndaj qeverisë kosovare për të hequr taksën për mallrat serbe.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm për Serbinë takimin e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili do të realizohet sot (e martë) në selinë e OKB-së në Nju Jork. Ai ka thënë se ky takim është shumë i rëndësishëm për marrëdhënëniet midis dy vendeve dhe për çështjen e Kosovës.

Daçiq ka thënë se pret që sekretari Pompeo t’i kërkojë përsëri Prishtinës që të heqë tarifën ndaj produkteve të Serbisë, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

Ai ka shprehur bindjen se Sekretari Pompeo, “me siguri”, do ta bëjë këtë.

Takimi i Vuçiqit me sekretarin Pompeo do të mbahet në margjina të debatit të Këshillit të Sigurimit për Lindjen e Mesme.

loading…