Ministria e Shëndetësisë tregon numrin e të vaksinuarëve për sot

Ekipet e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna të Kosovës sot kanë vaksinuar 2,519 qytetarë kundër COVID-19.

Me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41.867, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Sipas MSH, vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të çdo grup-moshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y

https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw

Për më tepër, MSH njofton se në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, ndërsa procesi i vaksinimit do të intensifikohet për të siguruar numër sa më të madh të vaksinuarve bazuar në Planin Shtetëror për vaksinim kundër COVID-19.