Mbledhje komemorative
Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit Ibrahim Rexhepi
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot në ora 12:00 do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
Mbledhja komemorative do të mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik.