Qyteti i Mitrovicës të premten u trondit nga vrasja e rëndë e 45-vjeçarit Florim Zeqiri, në drejtim të të cilit u shkrepën gjashtë plumba. Viktima fillimisht u dërgua për të pranuar ndihmë mjekësore, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq në QKUK

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i Florim Zeqirit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Vinarc i Poshtëm.

Ndërkaq, Policia dhe organet kompetente po vazhdojnë hetimet për të zbardhur detajet e këtij rasti.