Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune

Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më shtrenjtën liri.

23 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.

Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.

Sakrifica e tetë dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u nderua nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare.