Sot në vendin tonë janë regjistruar temperatura shumë të larta.
Kosova këto ditë është kapluar nga vapa afrikane ku temperaturat kanë arritur deri në 37 gradë Celsius.
Prishtina Weather me anë të një postimi në Facebook ka treguar se temperaturat në kryeqytet kanë arritur deri në 36 gradë.
Ndërkohë në Dukagjin temperaturat arritën deri në 37 gradë të celsiusit.
Ky është postimi i plotë nga Prishtina weather:
30.07.2020 – Vapa afrikane vazhdon të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Sot në Prishtinë deri në orën 16 u regjistruan temperatura prej 36C, po ashtu edhe nga rajoni i Anamoravës. Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës deri në orën 16 temperatura shënoj 34C.
Ndërsa nga Dukagjini temperaturat arritën deri në 37C, megjithëse orëve të pasdites në perëndim të vendit ka zhvillime të vransirave, që ndikojnë në rënie të temperaturave në momentin e raportimit periodik nga stacionet automatike të IHMK-së.







