Sot fillon shpërndarja e pagave mujore për këtë kategori

Posta e Kosovës ka njoftuar se që nga sot do të nis shpërndarja e asistencës sociale.

Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së djeshme, Posta e Kosovës njofton se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar ngadita e mërkurë, 30 dhjetor.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Po ashtu, Posta e Kosovës ka bërë të ditur se, aktualisht janë duke u shpërndarë asistencat në kuadër të masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale