Superliga e Kosovës

Sot fillon rrethi i dytë i ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës, në orar derbi rajonal

Sot (e premte) fillon rrethi i dytë i ndeshjeve apo më saktë xhiro e dhjetë e sezonit 2023/24 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas një pauze prej gati dy javësh, futbolli i Kosovës rikthehet me ndeshjet e javës së dhjetë.

Sot në orar është vetëm një ndeshje, ndërsa nga dy takime zhvillohen të shtunën dhe të dielën.

Ballkani është nikoqir i rivalit rajonal, Lirisë, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Therandë.

Ky takim zhvillohet me orar të ri të ndeshje, me fillim nga ora 13:00.