Sot është një ditë tejet e veçantë për Eli Farën, ja çfarë po feston

Eli Fara sot ka një arsye më shumë për të festuar dhe nuk është ditëlindja e saj.

Sot nuk është ditëlindja e saj por megjithatë këngëtarja Eli Fara ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo pasi sot e ka ditëlindjen vajza e saj Marina dhe emocionin kur e solli në jetë ajo e ndan me ndjekësit pikërisht në datën e sotme.

“Ne dt 26 mars te vitit qe u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçes,vizitat e njerezve te aferm kishin mbaruar dhe une rrija shtrire ne krevatin e nje dhome qe e ndaja me nje tjeter zonje qe priste te sillte ne jete femijen e saj , ne oren 20:30 ndjeva dhimbjet e para te lindjes.. u gezova qe me ne fund do te shihja fytyren tende.. u tremba sepse asnje njeri I afert nuk ndodhej prane meje.. dhimbjet sa vinin e beheshin me te forta, fillova te ulerija.. ngrita spitalin ne kembe, mjeku qe ishte roje ate nate me thoshte hajde merrja nje kenge ! (Per shaka)ne momentin e fundit me treguan qe lindja ishte e veshtire sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rendesi, sido qe te ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth ores 2:30 te dt 27 mars,me nje goxha prerje, mu erren syte, gjysem e vetedijshme degjova doli..vajze ❤️ prita e prita duke mu dridhur kembet derisa te me qepnin.. ne mengjes kur te mora ne krahe harrova çdo gje ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithe trupi, shpirti, Zemra , Edhe ? Marina ime!???”, ishin fjalët e Elit.

Eli Fara dhe Marina janë shumë të afërta me njëra-tjetrën madje duken si të ishin shoqe dhe jo nënë e bijë.
https://www.instagram.com/p/BvfXcz4BAaB/?utm_source=ig_web_button_share_sheet