Sot dy vite Shaqa e shkarkoi Mourinhon

Liverpooli do ta pret Tottenhamin në ndeshjen e javës së 13-të të Premierligës.

Disa orë para ndeshjes, Reds ia kanë kujtuar Jose Mourinhos dy golat e Xherdan Shaqirit të shënuara ndaj Manchester United.

Këto dy gola ishin fatale për portugezin pasi menjëherë u lajmërua se Djajtë e Kuq e kanë shkarkuar nga pozita e trajnerit.

Dy vite më vonë, Mourinho do të përballet përsëri me Liverpoolin por nën drejtimin e Tottenhamit.