“Sot do të ishim bossa regjionalë të energjisë”, Valon Syla bën thirrje për ndërtimin e termocentralit

Me krizën energjetike që ka kapluar Kosovën dhe që pritet të thellohet edhe më tej në dimër, Valon Syla ka kritikuar politikën kosovare që, sipas tij, i ka dëgjuar interesat e lobit të importit të energjisë, që ka qenë i ashpër kundër ndërtimit të një termocentrali të ri. Gazetari thotë se po të vazhdohej përpara me këtë projekt, sot Kosova do të ishte në gjendje shumë më të mirë ekonomike.

Syla tërheq edhe një paralele me autostradën ‘Rruga e Kombit’, për të cilën Kosova këshillohej të mos e ndërtonte, por e bëri.

Gazetari Syla thotë se ndërtimi i një termocentrali nuk është gjë e lehtë, mirëpo Kosova duhet të sigurohet pas konfliketeve në Europën Lindore.

“E di që është problem, por me këtë Rusi, e me këto konflikte në Evropên Lindore, Kosova duhet ti ketë kepët e veta nër kry. Energjia është edhe siguri edhe ekonomi. As telefonat s’po na bojnë qysh duhet, se le mo senet tjera”, thotë ai.

Në fund, Valon Syla bën thirrje për biznismenët që të gjejnë një konzorcium ndërkombëtar që do ta mundësonte ndërtimin e një termocentrali të ri.

Shkrimi i plotë i Sylës:

Çunu bonu bashkë. Marone një termocentral 2×300 megavat. Mos ngoni kopalla të evropianëve e green energy follirantave.

Po të kryente politika punë në energjetikë, dhe mos ti dëgjonte interesat e lobit të importit të energjisë, sot do ti kishim plus 2.5% rritje ekonomike për vit, rreth minimumi 300 familjarë të punësuar dhe afro 4.5 miliardë buxhet në këtë krizë energjetike. Sot do të ishim bossa regjional të energjisë. Kemi mbet një popull që veç kqyr me dal jashtë, me i gjetë sendet hazër, si gërrnaçat.

Edhe për autostradë kanë thonë mos e boni, por e kemi bo. Tash po na thojnë BE’ja qe paret ndreqeni edhe hekurudhën.

E di që është problem, por me këtë Rusi, e me këto konflikte në Evropên Lindore, Kosova duhet ti ketë kepët e veta nër kry. Energjia është edhe siguri edhe ekonomi. As telefonat s’po na bojnë qysh duhet, se le mo senet tjera.

Plus kësaj ndotësi ma i madh TC Kosova A, do të ishte e mbyllur tashmë dhe 90% e kritereve të BE’së për ambient do të ishin plotësuar vetëm me mbylljen e saj. E reja do të ndërtohej me kushte moderne ambientale të BE’së, si Polonia, Bullgaria, Bosna e disa në Gjermani.

Leni foret e ambientalistave folliranta që protestojnë kundër Kosovës C e të Re, e kurrë si pamë duke protestu te Kosova A. Ndotësi numër 1 në vend.

Thirrni biznismenët e vendit le të gjejnë partner konzorciumi ndërkombëtar. Pas kësaj tani gjelbrone masi jeni kaq marakli e banesat i bleni krejt beton si rruga B në Prishtinë. Shumë green jeni a?

#albanologji #energjetikë