Dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike: Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit.
Ndërkaq të shtunën pritet që temperaturat të jenë të larta dhe të mbretërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të sillen deri në 26 gradë Celsisu.







