Sot dita e fundit e afatit kalimtar veror të transferimeve në Evropë

Sot është dita e fundit e merkatos verore nëpër të gjitha ligat evropiane.

Pas një maratone dymujore me përforcime e largime, klubet tanimë janë gati për sezonin e ri.

Ndonëse nuk ka mbetur edhe shumë kohë derisa merkatoja edhe zyrtarisht të përfundojë, ende janë peng disa lëvizje që pritet të ndodhin sot.

Në mesin e ligave që skadon sonte afati i merkatos verore për transferimeve është edhe futbolli i Kosovës.