Sot Dita Botërore e Mësuesit, mësimdhënësit në Kosovë i gjen pa paga

Dita Botërore e Mësuesve, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, është një ditë ndërkombëtare që mbahet çdo vit më 5 tetor, që nga viti 1994, e cila u krijua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Por Kosovën kjo ditë e gjen keq, shumë keq.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për shkak të grevës pesë javëshe, mësuesit grevistë të mos paguhen për muajin shtator, gjë kjo e cila ka shkaktuar edhe ‘probleme’ në gjendjen financiare të tyre.

Shpejtim dhe Durije Hyseni janë çifti janë Prishtina, të dy mësues në shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku kredia është vetëm një nga sfidat me të cilat do të përballen në muajin tetor.

“Gati diku 120 euro bahen krejt, jo rryma, pastrimi, lifti, pastaj ku janë edhe gjërat tjera për fëmijët, ushqimet dhe produktet ushqimore që është një vlerë kogja e lartë për një muaj me kalu”, tha mësimdhënësja për T7, ndërsa bashkëshorti i saj, Shpejtimi shtoi se këto veprime të Qeverisë janë të papranueshme, dhe siç thotë ai “Qeveria po i shkel të drejtat e punëtorit”.