Sot deputetët debatojnë mbi politikën e jashtme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në ora 13:00 do të mbajnë seancë për të debatuar mbi politikën e jashtme.

Debati me kërkesë të PDK-së ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por që nuk ndodhi për shkak të mungesës së kryeministrit, Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra është shprehur se kërkesa për debat erdhi për shkak të situatës së rënduar në të cilën gjendet politika e jashtme e Kosovës