Sot debat në Kuvend për ngritjen e çmimeve

Çmimet në Kosovë për produktet esenciale janë rritur dukshëm – për këtë sot në Kuvendin e Kosovës ka debat parlamentar.

Seancën e cila nis në ora 10:00 është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga partitë e tjera opozitare.

Në këtë seancë pritet të ketë sugjerime për Qeverisë sesi ta trajtojnë situatën e inflacionit.

Disa propozime veç dihen tashmë. Është kërkuar heqja e akcizës për karburantet, por edhe tërheqja e një pjese të mjeteve të Trustit.

Po ashtu, kërkesë për ekzekutivin e drejtuar nga Albin Kurti ka qenë edhe votimi i Projektligjit për Paga.

Pos kësaj tema, Kuvendi të enjten do ta shqyrtojë edhe i Projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit; i Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave etj.

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,

4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.