Sot do të bëhet publike mënyra se si do të bëhen donacionet për Fondin e Sigurisë.
“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, tha dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi u publikua vendimi për themelimin e Fondit të Sigurisë.
Ndryshe, lajmin për themelimin e Fondit të Sigurisë e dha kryeministri Albin Kurti.
Ai tha se po e bën këtë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.








