Sot 236 vite, Britania njeh paraprakisht pavarsinë e Shteteve të Bashkuara

Më 30 nëntor 1782 Britania njeh paraprakisht pavarësinë e Shteteve te Bashkuara, gjatë bisedimeve në Paris, të cilat përfunduan pas 1 viti me njohjen e plotë përfundimtare të shtetit të ri në hemisferën perëndimore.

Historianët shpesh kanë komentuar se traktati i Parisit ishte shumë bujar për Shtetet e Bashkuara përsa i përket kufijve tepër të zgjeruar në dëm të fiseve indiane (aleatë të britanikëve). Sipas historianëve, këto lëshime nga britanikët në çështjen e kufijve u bënë jo vetëm falë aftësive negociuese të Benjamin Franklinit dhe John Adamsit, por edhe me paramendimin se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i madh tregtar i Britanisë.

Ky ishte shkaku që pas bisedimeve, Franca u shpreh:”Anglezët nuk bëjnë paqe, por e blejnë atë”.