Është përzgjedhur aktorja kryesore për serinë e re të Netflixit, “I Am Not Okay With This”, dhe bëhet fjalë për aktoren e re dhe të talentuar Sophia Lillis.

Aktoren me siguri e njihni nga mini seria “Sharp Objects” dhe horrori “It” (do të luajë edhe në vazhdim). Seria po xhirohet sipas romanit të stripave me po të njëjtin titull nga Charles Forsman. Një nga krijuesit e serisë është Jonathan Entwistle, autori i serisë “The End of the F***ing World”, ndërsa seria bën fjalë për adoleshenten me fuqi misterioze.

Lillis do ta luajë heroinën kryesore Sydney, një adoleshente të zgjuar, por të pazakontë, me një ndjenjë paksa të ligë humori, e cila e konsideron veten një person mesatar. Megjithatë, ajo është shumë larg kësaj: shumë shpejt zbulon se ka fuqi telekinetike të cilat ndonjëherë do të dalin të jenë mjaft problematike. Ngjarja bën fjalë për mënyrën se si ajo ballafaqohet me këtë ndërkohë që në të njëjtën kohë ka probleme klasike familjare, ballafaqohet me seksualitetin e saj dhe të gjitha problemet tipike adoleshente.

Në role të tjera të rëndësishme do të shfaqet Wyatt Oleff si fqinji i Sydney, Stanley Barber, Sofia Bryant si shoqja e lumtur, e bukur dhe e zhurmshme e Sydney, Dina dhe Kathleen Rose Perkins si nëna e Sydney Maggie e cila mezi mbijeton ndërsa i kryen dy punë, që të mund t’i mbështetë dy fëmijët pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Në seri do të shfaqet herë pas here Aidan Wojtak-Hissong si vëllai i Sydney dhe Richard Ellis si i dashuri i Dinës.

Serinë “I Am Not Okay with This” e presim gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa janë planifikuar tetë episode.