Kupa e botës

Sonte superfinalja Chelsea – PSG

Sonte me fillim nga ora 21:00 luhet finalja e Kupës së Botës për klube.

“MetLife Stadium” në New Jersey do të jetë arena e përballjes së Chelseat dhe Paris Saint Germain.

Kjo superfinale do të transmetohet drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

“Blutë e Londrës” dhe francezët i kanë tetë përballje ndërmjet vete.

Dy fitore janë të anglezëve, tri lojë kanë përfunduar me barazim derisa tri fitore i ka marrë skuadra nga Paris.

Mbetet të shihet se kush do ta rendit këtë trofe në vitrinën e vet.