Sonte përsëri protestë nëpër ballkonët e Prishtinës
Në kohën kur virusi Covid-19 është paraqitur problem duke u regjistruar 21 raste, Kosova po hynë në një krizë politike për shkak të prishjes së raporteve bashkëqeverisëse në mes LVV-së dhe LDK-së.
Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralamëruar moocion mosbesimi kundër Qeverisë Kurti.
Si kundërpërgjigjie ndaj situatës politike në vend mbrëmë është organizuar një protestë nëpër lagje të Prishtinës kur përmes ballkonëve qytetarët kanë bërë zhurm si simbolikë për ta kundërshtuar situatën politike, transmeton Ballkani.info.
Një protestë e tillë pritet të zhvillohet edhe sonte. Për shkak të përhapjes së koronavrusit njerëzit nuk mund të organizohen, por kanë zgjedhur ballkonët e banesave apo shtëpive për ta shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës së krijuar.
Më posht mund ta gjeni kumtesen e plotë të organizatorëve
Te nderuara media,
Falemnderit shume per mbulueshmerine e protestes mbreme. Replike po vazhdon edhe sonte me proteste me te njejten metode nga ora 20:00.
Qytetarët e Republikës së Kosovës kurrë nuk kanë qenë më të revoltuar se tash, andaj ne do të vazhdojmë me natën e dytë të #protestojmënballkon duke i’u drejtuar skenës politike se qytetarët dhe përgjegjesia publike duhet të jetë interesi parësor dhe i vetëm. Kërkojmë që krerët e koalicionit qeverisës, Presidenti dhe partitë opozitare të bashkohen për mobilizim të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe jo të fokusohen në interesat partiake dhe personale të tyre.
Më 20 mars, përmes daljes të secilit prej neve në ballkon ose dritare në ora 20:00 për 5 minuta në të gjithë qytetet dhe fshatrat e Kosovës po krijojmë zhurmë me mjete të ndryshme të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë), për të kërkuar reflektim nga të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit institucional në Kosovë ndaj situatës së krijuar dhe panikut që është duke e përjetuar çdo shtetas në Kosovë.
Eventi: https://www.facebook.com/events/698972417539548/
*Replikë është një grup i aktivistëve apartiak të cilët refuzojnë të heshtin ndaj padrejtësive politike e shoqërore në Kosovë.
Cdo te mire,