Sonte nga këtë orë fillon dezinsektimi në Komunën e Podujevës

Duke filluar nga orët e mbrëmjes në Podujevë do të bëhet dezinsektimi i parqeve dhe i gjithë qytetit.

Kështu ka njoftuar ushtruesi i detyrës i kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari.

“Bazuar në kërkesat e qytetarëve, dezinsektimi i qytetit dhe parqeve do të bëhet sonte prej orës 20:00. Për të vazhduar me fshatra dhe lokalitete tjera ditëve në vazhdim. I gjithë procesi i dezinsektimit në Komunën e Podujevës do të kryhet deri më datë 04.09.2020”, ka shkruar ai në Facebook.