Sonte në Prishtinë ajri më pak i ndotur

Në matjet e orës 22:00 të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ajri tregon ndotje më të vogël se në mëngjes.

Përderisa në mëngjes ndotja e ajrit kishte arritur në shkallën 137, në orët e mbrëmjes ndotja e ajrit ka shënuar rënie në shkallën 102, transmeton Ballkani.info.

Kjo shkallë e ndotjes është më pak e dëmshme, dhe mund të ndikojë më shumë tek personat e ndijshëm ndaj ndryshimeve atmosferike.

Kujtojmë se në ditët e kaluara ndotja e ajrit kishte arritur masa alarmante deri në shkallën 262. /Ballkani.info/