Sonte ndotje alarmante e ajrit në Prishtinë FOTO

Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë e lartë. Sonte, vlerat e ndotjes janë maksimale.

Sipas matjeve të orëve të fundit, vlera e AQI-it (matja e vlerave të ajrit) në Prishtinë është 182, vlerë kjo që është maksimale dhe shumë e dëmshme për shëndetin, shkruan Ballkani.info.

Ndërkaq, sipas matjeve aktuale në nivel globale, Kosova renditet në vendin e nëntë, pas Afrikës së Jugut, Ukrainës, Ugandës, Bosnjës, Afganistanit, Pakisanit, Meksikës dhe Tajlandës.

Në vazhdimësi gjatë përiudhës dimërore, Kosova, respektivisht Prishtina është përballur me ndotje të lartë të ajrit. Kjo, sipas ekspertëve vije për shkak të ngrohjes më qymyr, veturave të vjetra dhe faktorëve tjerë. /Ballkani.info/