Ferizaj

Sonte ndizen qirinjë për 21 vjeçaren që u vra në Ferizaj

Në orën 20:00 sonte do të ndizen qirinjë në objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të Erona Coklaj që u vra dje nga ish-bashkëshorti në këtë Qendër.

“Sonte në orën 20:00 ndezim qirinjë para objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj në kujtim të viktimës së radhës së FEMICIDIT, plagë kjo që po vazhdon të lëngojë në shoqërinë tonë.
Të gjithë pa dallim gjinie, sonte jemi ERONA! “, thuhet në njoftim.