Sonte mësohet fituesi i Topit të Artë

Sonte do të merret vesh fituesi i Topit të Artë, në një mbrëmje që organizohet nga France Football në orën 20:05.

Ky çmim është padyshim më i pëlqyeri nga futbollistët, që ndahet për lojën individuale të tyre.

Në garë për çmimin janë Leo Messi, Virgil van Dijk, Cristiano Ronaldo e shumë të tjerë.

Ylli argjentinas dhe mbrojtësi holandez janë dy favoritët kryesor për ta fituar çmimin.

Çmimi do të jepet në mbrëmjen e sotme në Paris.