“Sonte jam në emision”, por Krasniqi merr një koment epik pas rrahjes me Sveçlën

Lajmi që po qarkullon nga mbrëmë në të gjitha mediat është një rrahje që ka ndodhur mes deputetit të PSD, Frashër Krasniqi dhe atij të VV-së, Xhelal Sveçla.

Rrahja ka ndodhur jashtë objektit të KTV-së, pas debatit të bërë në studio.

Akoma nuk ka pasur ndonjë reagim në profilet e deputetëve në rrjetet sociale.

Por, aty bjen në sy një koment interesant që i është bërë Frashër Krasniqit në postimin e tij të fundit në Facebook, paralajmërimin e debatit.

“Të dashur miq,

Sonte mund të më ndiqni në orën 20:00, në emisionin RUBIKON në KTV, në debat me subjektet e tjera”, kishte shkruar Krasniqi.

“Hej, qite meçin e zhvilluar”, i ka komentuar një qytetar dhe komenti i tij po pëlqehet mjaft.

Përndryshe, ky nuk është rasti i parë i rrahjes së Frashër Krasniqit.

Më herët, ai kishte rrahur në studio edhe deputetin Milaim Zeka.