Sonte gjysma e Prishtinës do të mbetet pa rrymë nga ora 23 deri nesër në ora 11

KEDS përmes një shkrimi adresuar mediave ka njoftuar se sot për shkak të punimeve shumë lagje në Prishtinë do të mbesin pa rrymë.

Rryma do të ndalet sonte nga ora 23:00 deri në ora 11:00 të mëngjesit.

Qëllimi i këtyre punimeve është zëvendësimi i stabilimenteve të vjetra me ato të reja.

Më poshtë gjeni rrugët dhe lagjet që do të mbesin pa rrymë në njoftimin e plotë:

NJOFTIM PËR KONSUMATORËT NË PRISHTINË

Sonte, duke filluar nga ora 23:00, deri nesër 13 shtator, ora 11:00, do të zhvillohen punime në NS 110/10(20) kV Prishtina 2.

Qëllimi i këtyre punimeve është zëvendësimi i stabilimenteve të vjetra me të reja.

Konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion (daljet e këtij nënstacioni) do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në intervalin kohor të cekur më lartë.

Lokacionet e përfshira në këtë nënstacion janë: Rr.Ibrahim Banushi, Rr. Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Bajram Kelmendi, Ismail Dumoshi, Rr.Ilaz Agushi, blloku i parë i banesave Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, Rr. Haxhi Zeka, Rr. Çamëria, Rr. Nazim Gafurri, Rr. Antigona Fazliu, Enti Statistikor, lagjja Taslixhe, Dodona, Parku, Banesat -Latif Kryeziu, Rr. Bajram Curri, Rr. 1 Tetori, Rr. Shaip Kamberi, Rr. Robert Gajdiku, Rr. 4 Llullat afër Ilirisë, Rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, Rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat, Tauk Bahçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe Rruga e Vushtrrisë, Rr. Laberia, Rr. Ilirida, Bota Sot, gjimnazi “Gjin Gazulli”, Sofalia, Villa Gërmia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhe, Blloku i Banesave, Muzeu, Rr. A.Rrustemi, NEË CO Iliria Hotel”, Varret e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani , Zllatari, Kodra e Diellit 2, Velania, Rezervoari, Rr. Norbert Jokl, Gustav Majer, Gustav Majer 2, Gustav Majer 3, Gustav Majer 4, Gustav Majer 6, Gustav Majer 7, Gustav Majer 8, Mati-1, Kodra e Diellit 2, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati ( një pjesë), Enver Maloku ( një pjesë), Armend Daci ( një pjesë), një pjesë e banesave të vjetra, Afrim Zhitia (një pjesë) , Kolegji Universitar Pjetër Bogdani, Bregu i Diellit-zona lindje, Rr. Vëllezerit Gervalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr. Holger Petersen, Ernest Koliqi, një pjesë e Rrugës B, Enver Maloku ( një pjesë) , Hyzri Talla, Poliklinika Kavaja, Velania, Rezervoari, Rr.Norbert Jokl, Banesat e Universitetit, Lagjja Bregu i Diellit (një pjesë), Lagjja e Spitalit (një pjesë).